Ben Blushi: Albin Kurti sillet si martir, jo politikan

E ka cilësuar momentin më të vështirë që pas pavarësisë ngërçin politik në Kosovë publicisti, Ben Blushi, i pranishëm në Prishtinë në një diskutim të Forumit "FOL Hapur”. Blushi ka kritikuar veprimet e opozitës, duke e quajtur Albin Kurtin martir dhe jo politikan.Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh shkrimtari Ben Blushi ka folur për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës.  Ai ka folur edhe për opozitën kosovare për të cilën ka thënë se kjo opozitë nuk po e gjen veten ende në suazat e një loje politike.“ Diferenca që ka Kosova me Shqipërinë është se Shqipëria është optimiste ndërsa Kosova pesimiste. Kosova sot nuk prodhon progres, ka nevojë për të emigruar ka një opozitë e cila akoma nuk e gjen vetën në suazën e një loje të rregullt politike”, ka thënë Blushi.Ndër të tjera Blushi ka thënë se gjendja aktuale në Kosovë është e vështira që prej pavarësisë së Kosovës.“ Mendoj se ky është momenti më i vështirë nga pavarësia e deri më sot, Kosova mbetet ishulli më optimist ku jetojnë shqiptarët dhe Prishtina është vendi ku shqiptarët qeshin më së shumti” ka thënë Blushi.Blushi këto komente i ka bërë në debatin e hapur të organizuar nga Lëvizja ‘FOL’.Blushi i tha deputetes së Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja, Shqipe Pantinës, se ai ka jetuar 8 vjet në Opozitë, por që asnjëherë nuk do të shkonte me gaz lotsjellës në Kuvend.Blushi gjithashtu thotë se ka respekt për Vetëvendosjen, por që nuk e kupton se si guri e gazi të jenë element i një partie politike.Ai thotë se Vetëvendosje ka çfarë t’i jep Opozitës në Kosovë e cila i ka dhënë shumë deri më tani, por që duhet hequr dorë nga këto metoda. Duke treguar se ish-liderin e VV-së Albin Kurtin, ka mjaftë respekt, por ka kujtuar se, si i tillë, ai e ka vendin në politik e jo të bëhet martir informon rtk.