Pronat dhe drejtësia, Dedja e Zaganjori: Legjislacioni kontradiktor, ndryshon shpesh

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ai i Gjykatës së Lartë, ishin të unifikuar në qëndrimin e tyre se legjislacionin për pronën është kompleks dhe kontardiktorë, çka sipas tyre ka sjellë problem ne trajtimin e kësaj çështje në më shumë se dy dekada . Teksa prezantuan vëllimin që përmban 26 vendime, me objekt kushtetueshmërinë e akteve normative në lidhje me pronën, dy zyrtarët e lartë thanë se ky dokument do tu shërbejë gjykatave dhe ligjvenësve në vendimet për çështjet e pronësisë. Për të kuptuar kompleksitetin e çështjes së pronës në Shqipëri, mjafton t’iu referohesh vendimeve të gjykatës kushtetuese për këtë problem. Në 22 vite gjykata kushtetuese, ka shqyrtuar 26 vendime me objekt kushtetueshmërinë e akteve normative në lidhje me garantimin e të drejtës së provës, të cilat janë përmbledhur në një botim.Kryetari i gjykatës kushtetuese, Bashkim Dedja, çështjen e pronës dhe legjislacionin mbi të e cilëson kompleks.Bashkim Dedja: "Ky legjislacion kompleks është parë nga gjykata kushtetuese edhe nën dritën e parimit të sigurisë juridike.Gjykata kushtetuese ka theksuar se ky parim kërkon domosdoshmërisht një formulim të qartë të normave ligjore pasi një rregullim i pasaktë i normës ligjore që i le shtëse zbatuesit për ti dhënë asaj kuptime të ndryshme dhe me pasoja nuk shkon në përputhje me qëllimin, stabilitetin, besueshmërinë dhe efektivitetin që synon vetë norma juridike.”Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganojri, shkoi më tej kur tha se vendimet e kushtetueses nxjerrin në pah se legjislacioni për pronat është kontardiktor për shkak të ndryshimeve të përvitshme.Xhezair Zaganjori: "Legjislacioni shqiptar është paraqitur tepër kontradiktor dhe ka ndryshuar nga viti në vit. Sidomos duke filluar nga viti 2003-2004."Pjesë e tryezës prezantuese, të botimit vendimeve të gjykatës kushtetuese me objekt garantimin e pronës ishte dhe zëvendës Ministri i Drejtësisë Arben Isaraj, i cili tha se pushteti gjyqësor duhet të qëndrojë jashtë influencave politike.Arben Isaraj: “Keqpërdorimi i mundshëm i të drejtës ligjvënëse të kuvendit duhet penguar duke i dhënë përparësi kushtetutës përballë ligjit.”Dhe kjo deklaratë të lë të kuptosh më së miri se influencat politike kanë marrë peng çështjen e pronës që prej 25 vitesh./Oranews.tv/