Nafta zbret në 34.35 USD/fuçi, më i ulëti në 11 vitet e fundit, shqiptarët s’përfitojnë

Çmimi i naftës ka zbritur në bursa në 34.35 dollarë për fuqi, niveli më i ulët i 11 viteve të fundit. Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur si rezultat i tejngopjes së tregut me naftë. Por konsumatorët shqiptarë kanë pak gjasa që të përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës në botë. Sipas drejtuesve të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, rënia e çmimit do të amortizohet nga rritja e tarifës së riliçensimit, që bëri qeveria në fillim të dhjetorit.Çmimi i naftës ka pësuar rënie drastike në bursa, duke prekur nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit.Ari i zi kuotohet me 34 dollarë e 35 cent, shumë më poshtë se edhe në vitin 2008, periudhë e krizës ekonomike botërore.Ekspertët shpjegojnë se rënia e çmimit të naftës ka ardhur kryesisht si pasojë e shqetësimeve mbi ofertën. Disa prej tyre ia atribuojnë rënien mbingopjes së tregut me naftë.Por qytetarët shqiptarë kanë pak gjasa që të përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës në botë.Drejtuesit e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve pohojnë për Ora News se rënia e çmimit do të amortizohet nga rritja së tarifës së riliçensimit.Në fillim të dhjetorit,  qeveria vendosi të rrisë disa fish pagesën për dhënien dhe përsëritjen e liçensave për pikat e shitjes me pakicë së karburanteve, duke e bërë atë 5 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë për Bashkitë e tjera.Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë. Sipas operatorëve të tregut, të paktën në vitin e parë kjo tarifë do të ndikojë nga 5 në 10 lekë në çmimin e naftës, pasi kjo kosto do t’iu faturohet konsumatorëve. Aktualisht në pikat me pakicë një litër naftë shitet nga 160 në 168 lekë për litër.Në renditjen e Global Petrol Price, Shqipëria është ngjitur në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë, nga e 47-a më që ishte një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera.