"Delek Grup", Rama: Kompania e naftës e gazit do investojë në Shqipëri
Kryeministri, Edi Rama, ka zbuluar se është duke u finalizuar një marrëveshje e rëndësishme me një nga kompanitë më të mëdha izrealite në fushën e naftes dhe gazit, për të investuar në Shqipëri. Rama tha se përfaqësues të kompanisë do të vijnë në vendin tonë në 2016. Në ditën e dytë të vizitës në Izrael, Rama ka zhvilluar takime me Presidentin, kreun e Parlamentit dhe liderin e opozitës në Izrael.Shteti shqiptar është pranë finalizimit të një marrëveshje me grupin më të madh të gazit dhe naftës në Izrael, "Delek Grup".Paktin e ka paralajmëruar vetë kryeministri,Edi Rama, gjatë vizitës së tij së tij në Izrael.Edi Rama: "Është me rëndësi edhe çka mund të bëjmë së bashku në fushën e investimeve të drejtpërdrejta. Ne jemi në finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, "Delek Group" që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend.Çka shkruhet në marrëveshje është fakti se ka një vullnet të madh që ne e vumë re të gjithë këtu në këtë vend për të zhvilluar një partneritet real me Shqipërinë, në të gjitha fushat, nga siguria, deri tek ekonomia dhe nga mbështetja për rritjen e kapaciteteve tona në luftën kundër terrorizmit dhe përsa i përket çdo forme të shfaqjes së tij, deri tek investimet e drejtpërdrejta nga Izraeli".Kryeministri u tregua moderuar në qëndrimin e tij për mosnjohjen e Kosovës nga Izraeli.Edi Rama: "Përsa u përket çështjes së Kosovës është e qartë që qëndrimi Izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtme Kosovën, por me kompleksitetin e një situate që nga krijimi i shtetit të Izraelit në raport me Palestinën. Besoj që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e Izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës".Në ditën e dytë të vizitës së tij në Jeruzalem, Rama është pritur nga Presidenti Reuven Rivlin, kreu i Parlamentit Edelstein, lideri i opozitës, si dhe kryebashkiaku i Jeruzalemit.I shoqëruar nga bashkëshortja, Kryeministri ka vizituar dhe memorialin "Yad Vashem", ku nderuan viktimat e Holokaustit.