Veliaj: Bileta s'bëhet 70 lekë, nuk pranoj shantazhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka cilësuar të papranueshme kërkesat e operatorëve të shërbimit urban për rritjen e çmimit të biletës deri në 70 lekë. Veliaj ka siguruar qytetarët se çmimi i biletës nuk do të ndryshojë për sa kohë ai të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës, teksa i ka bërë apel operatorëve urbanë të përmbushin më parë standartet dhe cilësinë e parë në udhëtim. Deklaratat erdhën pasi aktivitetit të mbajtur me Këshillin e fëmijëve në Bashkinë e Tiranës.Çmimi i biletës së shërbimit urban nuk do të pësojë rritje. Këtë garanci u ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës qytetarëve që e përdorin këtë shërbim, teksa i ka cilësuar kërkesat e operatorëve të shërbimit urban të paparanueshme.Erion Veliaj: "Bileta 700 lekë sa të jem unë në Bashki të Tiranës është totalisht e panegociueshme.Kjo është si të negociosh me terroristë.Ose kaq ose rash e vdiqa nuk funksionon.”Pas aktivitetit të mbajtur me Këshillin e fëmijëve në Bashkinë e Tiranë Veliaj tha se është i gatshëm të negociojë me operatorët nëse ata garantojnë më parë cilësi dhe standarde në udhëtim.Erion Veliaj: "Unë jam këtu për të garantuar qytetarët e Tiranës që kërkesat absurde e 700 lekëve është e parealizueshme dhe e pamundur dhe e panegociueshme përsa kohë që ne nuk kemi asnjë përmirësim të shërbimit. Disa autobusë janë të pranueshëm por disa janë si zisat, furgonët apo zuku i kohës së komunizmit. Teksa e trajton qytetarin si një kafshë e hipur në Zuk dhe kërkon të paguajë 70 lekë se kështu e ka Beogradi apo Prishtina nuk më duket argument i mire.”Reagimi i Veliajt erdhi pasi operatorët e shërbimit urban i kanë dërguar një letër ku kërkojnë rritjen e çmimit të biletës nga 30 deri në 70 lekë si të vetmen mënyrë për të mbuluar kostot, duke paralajmëruar se në të kundërt do të pezullojnë aktivitetin./Oranews.tv/