Çmimi për librin “Vrima” , u dha për cilësinë estetike
Debateve të shumta për dhënien e çmimit "Lumo Skëndo" për poeten Rita Petro për librin e saj me titull "Vrima" Ministria e Kulturës u është përgjigjur duke sqaruar se vlerësimi ka shkuar për paraqitjen estetike dhe jo përmbajtjen e këtij botimi. Për shkak të erotizmit të fortë që përmban libri, ka patur reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ka qenë ky çmimi i bibliofilisë "Lumo Skëndo" i dhënë poetes Rita Petro për librin me titullin provokues "Vrima", i cili ka shkaktuar debate të shumta në rrjtetet sociale për shkak të përmbajtjes së tij erotike.Ky çmim iu dha autores në një aktivitet për 95-vjetorin e Bibilotekës Kombëtare, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.Ora News ka kontaktuar me Ministrinë e Kulturës, e cila ka sqaruar se vlerësimi me çmimin "Lumo Skëndo" për librin "Vrima" të autores Rita Petro nuk vjen për përmbajtjen e tij, por për kopertinën dhe dizajnin e realizuar të librit.Pavarësisht polemikave të lindura në portalet online apo rrjetet sociale libri "Vrima" do të jetë në të njëjtin raft nderi të Bibliotekës me "Lekë Matranga" e Mateo Mandales, "Kolanën" e Martin Canajt dhe veprat e Kadaresë e shumë emrave të mëdhenj të letërsisë shqipe.Edhe ne shpjegimin në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare sqarohet se "Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo" është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare.Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo (Mit'hat Frashërit) veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.Për herë të parë ky çmim u dha në vitin 2006.