Reforma në drejtësi, Ambasadori Lu: Kundër, janë ata që duan të blejnë sistemin

Ekspertë të PD, PS dhe ndërkombëtarë kanë nisur punën për të reflektuar opinionet e dhëna nga Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi, të cilat dukshëm kishin dallime nga drafti i ekspertëve të Komisionit të Posaçëm. Edhe Ambasadori amerikan Donald Lu theksoi nevojën e ndryshimeve, ndërsa u ktheu përgjigje kundërshtarëve të reformës, duke thënë se reformën nuk e duan ata që kërkojnë të blejnë drejtësinë. Këto deklarata u bënë në një tryezë të posaçme për dhunën ndaj grave dhe problemet e hasura me mbrojtjen e tyre nga drejtësia.Vetëm pak ditë pas publikimit të opinionit të Venecias për reformën në drejtësi, ekpertë të shumicës, opozitës dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur punën për reflektimin e tyre në një draft të ri të përbashkët. Domosdoshmërinë, për të bërë ndryshime në draft, e theksoi edhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.Donald Lu: E dimë se propozimi i tanishëm i reformës duhet të përfshijë ndryshime të rëndësishme për të reflektuar idetë më të mira nga misioni i Venecias, ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorët, juristët.Kryediplomati amerikan shfrytëzoi një tryezë për të drejtat e grave në kuadër të reformës në drejtësi, për t'i kthyer përgjigje kundërshtarëve të reformës, i fundit ndër tyre, kryeprokurori Adriatik Llalla.Donald Lu: "Ai ngre sistem më të mirë për të disponuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen dhe ristrukturon funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm për të nxitur më pak politizim. Ne bashkëndajmë përgjegjësinë e këtij propozimi dhe i përkrahim ata fuqimisht".Ambasadori amerikan, nuk kishte vetëm kritika, por edhe indinjatë për vendimet e një gjyqësori të korruptuar, të cilat i shprehu duke treguar historinë e një gruaje, e cila vendosi t'i japë fund dhunës nga bashkëshorti, duke iu drejtuar gjykatës.Donald Lu: Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm seksual të dënuar më parë, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj, kjo i theu zemrën. Pse një gjyqtar do të vendoste në favor të një personi të tillë? Një arsye e thjeshtë: Korrupsionin të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë. Ndërsa të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktima.Në tryezë, deputetja demokrate, Majlinda Bregu, kërkoi një reformë të thellë të gjyqësorit, në raport me të drejtat e grave.Majlinda Bregu: " Ndryshe në një vit të vetëm nga dhuna në familje kemi një shoqëri me më shumë se 20 mijë anëtarë të saj, qytetarë të gjymtuar fizikisht dhe mendërisht.Këto shifra janë shifra lufte dhe siç ndodh në çdo luftë ose të vret ose do vrasësh."Në janar, për reformën në drejtësi do të mbërrijnë raporterë të Komisionit të Venecias në një përpjekje për të finalizuar një dokument të dy kampeve politike në Shqipëri.