Edhe drejtori i spitalit Lezhë e pranon: Infermieri ishte në kabinë me shoferin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2015, 15:01
Drejtori i Spitalit të Lezhës ka pranur faktin se infermieri i cili po transportonte një të sëmurë me ambulancë, ka qënë në kabinë me shoferin, ndërkohë që duhet të ishte me pacientin.Nëpërmjet një reagimi, drejtori Novruz Bare tha se i sëmuri ishte në gjendje të rëndë dhe u ndihmua në kohë.Paraditen e sotme policia arrestoi infermierin Klodian Dushkaj, 31 vjeç pasi nuk u kujdes për një pacient të sëmurë. Ndërkohë që pacienti po transportohej me ambulancë nga Lezha për në QSUT, infermieri rrinte në kabinë me shoferin dhe jo me të sëmurin.