Delvinë, qytetarët denoncojnë: Uji i pijshëm me përmbajtje squfuri
Në qytetin e Delvinës, prej muajsh ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Shkak është bërë niveli i lartë i squfurit në ujin e burimit të Vrizit, që funizon qytetin. Zgjidhja pritet të jetë ndërtimi i ujësjellësit të ri, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë në pranverën e vitit 2016.Delvine-Uji i pijshëm në Delvinë, një zonë e pasur me burime hidrokarbure, ka përmbajtje të lartë squfuri. Analizat e kryera nga specialistë të DSHP-së, kanë konstatuar se uji i Vrizit, burimi që furnizon qytetin, është i pakonsumueshëm prej të paktën 4 vitesh.Sot, banorët furnizohet me ujë nga një çezëm publike në qendër të qytetit.Pas daljes jashtë funksionit, të Burimit të Vrizit, në pranverë të vitit të ardhshëm, pritet të nisin punimet për ujësjellësin e ri të qytetit, që do të shfrytëzojë burim tjetër për furnizimin me ujë të pijshëm të Delvinës.