Halimi: Konsensus për drejtësinë nëse reflektohen rekomandimet e Venecias
PD nuk ka asnjë qëllim të bllokojë reformën në drejtësi dhe do të japë votën pro në rast se në draftin final do të reflektohet çdo rekomandim i ardhur nga Komisoni i Venecias. Garancinë e jep deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili thotë se grupi i ekspertëve duhet të të shohë mundësinë për reduktimin e institucioneve të reja të drejtësisë, sipas opinionit të Venecias.PD garaton se do të japë votën e saj për reformën në drejtësi, nëse në draftin final reflektohet çdo rekomandim i Komisonit të Venecias.Deputeti, Eduard Halimi, hedh poshtë skenarin e paralajmëruar nga socialistët, se pas kërkesës së demorkatëve për qeveri teknike, fshihet bllokimi i reformimit të drejtësisë.Eduard Halimi: Nëse drafti do të rishikohet duke ju hequr ato elementë të cilat synojnë kapjen dhe jo përdorjen e luftës ndaj korrupsionit si alibi, sigurisht që do të kemi pastaj një draft të konsoliduar, të gjithëpranuar dhe do të shkojmë drejt reformës në drejtësi të miratuar me të njëjtin model siç u arrit proçesi i dekriminalizimit.Por a bie dakord PD me reduktimin e numrit të institucioneve të reja, që parashikon drafti i ekspertëve të Komisonit të Posaçëm?Eduard Halimi: Ardhja e reporterëve të komisionit të Venecias do të sjellë një zgjidhje për të eleminuar edhe këtë shqetësim jashtëzakonisht të madh, të cilin e ka komisioni i Venecias, e ka opozita por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë.Qytetarëve shqiptarë nuk i intereson nga një sistem drejtësie sot që ka probleme me pavarësinë, me korrupsionin të kalojë në një sistem nesër që të jetë i kapur.Gazetarja: Mandati i prokurorit aktual duhet të ndërpritet apo jo?Eduard Halimi: Mandati nuk mund të ndërpritet automatikisht pa pasur një shkak ligjor dhe të arsyeshëm.Por duket se në draftin final do ketë shume elementë për tu parë përtej mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.