E drejta e informimit, komisionieri: Nuk respektohet nga institucionet

Në Shqipëri institucionet publike nuk respektojnë të drejtën e informimit. Në një takim në Shkodër, Komisioneri i Mbrojtjes së të dhënave personale, Besnik Dervishi thekson se vetëm javët e fundit janë mbi 300 ankesa të grumbulluara për mosrespektimin e ligjit nga institucionet në vend.Besnik Dervishi, komisioner i "IDP": Javën e fundit ato kapën 300 ankesa të paraqqitura pranë zyrës së komisionerit. Çdo gjë që është zyrtare është transparente. Ligjin parashikon kufizimet e tij, kur kemi të bëjme me sekret tregtar, me mbrojtjen e të dhënave personale, pro në radhë të parë ne duhet të nisemi nga parimi i transparencës dhe nga  interesi publik.Me një ndryshim që i është bërë ligjit mbi të drejtën e informimit, tashmë çdo institucion do të ketë një koordinator për informacionin, i cili do të gjobitet, në rast ankese nga qytetari se brenda 10 ditësh nuk ka mundur të ketë akses në informacion.