Flakët përfshijnë magazinën në Xhafzotaj të Durrësit
Një magazinë e përpunimit të drurit dhe grumbullimit të plastikës në Xhafzotaj të Durrësit është përfshirë nga flakët rreth orës 14:00 të 22 dhjetorit 2015.Flakët fillimisht janë përhapur në kabinën elektrike, e cila ndodhej aty pranë dhe më pas kanë përfshirë lëndën drusore dhe plastikën.Për të neutralizuar flakët dhe vën në kontroll situatën fillimisht në vendngjarje mbërritën katër zjarrfikëse të Shijakut, ndërsa në ndihmë erdhë ato të Durrësit e portit detar.Për shkak të tymit i cili përhapej në një perimtër prej 2 kilometrash dhe flakëve masive, policia largoi punonjësit e magazinë dhe banorët për shkak të sigurisë.Pas një pune intesive prej afro një orë reparti i zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën, e cila rrezikonte të degradonte deri në djegien e banesave që ndodhen fare pranë vatrës së zjarrit.Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.Ende nuk dihen shkaqet e rëniës së zjarrit, por policia dyshon se një shkëndije e elektrike në kabinën e cila ndodhej në oborrin e magazinës, është bërë shkak për përhapjen e flakëve.[caption id="attachment_642198" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Magazina ne Durres e perfshire nga flaket[/caption][caption id="attachment_642197" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Magazina ne Durres e perfshire nga flaket[/caption][caption id="attachment_642196" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Magazina ne Durres e perfshire nga flaket[/caption][caption id="attachment_642195" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Magazina ne Durres e perfshire nga flaket[/caption][caption id="attachment_642194" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Magazina ne Durres e perfshire nga flaket[/caption][caption id="attachment_642123" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Magazina ne Durres e perfshire nga flaket[/caption]vijon