Panairi i verës në Pogradec, degustimi i pijes tradicionale tërheq turistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2015, 13:45
Qindra vet janë mbledhur në panairin e verës, traditë për këtë periudhë të fundviti. qytetarët kanë shijuar pijen e prodhuar nga kantinat e zonës, ndërsa më pas i janë bashkuar festimeve të organizuar nga bashkia.Në prag të Krishtlindjes, në Pogradec është hapur panairi tradicional i verërave.Pogradecarë por edhe vizitorë vendas e të huaj kanë degustuar verën e kantinave të qytetit liqenor, duke sfiduar të ftohtin përmes atmosferës festive të krijuar.Kryebashkiaku Eduart Kapri më pas ka hapur dyert e bashkisë për qytetarët.Sipas traditës pogradecare, gota e parë e verës për festimet e ndërrimit të viteve, konsumohet me miqtë si një ogur i mirë begatie.