Arrestohet me drogë 48-vjeçari, e kishte fshehur në dyshemenë e makinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2015, 12:14
Një person është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës pasi u kap me 20.29 kilogram kanabis sativa.Policia e Sarandës ka deklaruar se në pranga është arrestuar Dhimitër Çami 48 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip "Toyota" me targë: AA553HV, në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kg e 29 gr, të llojit "Cannabis".Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako, të mbështjella me natriban të tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë së këtij automjeti.Policia ka bërë gjithashtu bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Dhimitër Çami, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".
