Zgjedhjet e përgjithshme, Spanja përgatitet për bisedime koalicioni

Asnjë prej partive politike në Spanjë nuk ka arritur të fitojë shumicën e nevojshme në zgjedhjet e përgjithshme, teksa palët po përgatisin bisedimet për ndonjë koalicion të mundshëm. Fitues edhe kësaj rradhe është shpallur Partia e Popullit me 28.7 përqind të votave, e cila drejtohet nga kryeministri i vendit në katër vitet e fundit Mariano Rayoi. Pas publikimit të rezultatit zyrtar, Rajoi u shpreh se ndihej mjaft i kënaqur me votëbesimin e popullit, duke u shprehur se do të mundohej që të formonte një qeveri të qëndrueshme.Ndërkohë Partisa Socialiste, lideri i së cilës është Pedro Sanchez, ka bërë për vete vetëm 22% të votuesve. Padyshim që surpriza e zgjedhjeve ishte Partia PODEMOS, që në shqip do të thotë "Mundemi". Kjo forcë politike arriti që të fitojë plot 20.6 % të votave. Kryetari i partisë, Pablo Iglesias, i cili është i pozicionuar kundër politikave të Bashkimit Europian, deklaroi se në Spanjë do të celë një epokë e re politike. Forcë e katërt në këto zgjedhje është partia "Qytetarët" e drejtuar nga Albert Rivera, e cila regjistroi 13.9% të votave.Asnjë prej forcave politike nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, ndaj priten bisedime për koalicione. Në bazë të deklaratave të dhëna pas shpalljes së rezultatit, bashkëpunimi më i mundshëm është ai mes Partisë së Popullit dhe "Qytetarëve"