Përplas me makinë një grup këmbësorësh, 1 i vdekur e 36 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur pasi një makinë përplasi një grup këmbësorësh në pjesën e jashtme të një hoteli në Las Vegas.Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme por terrorizmi është përjashtuar si mundësi.7 persona janë në gjëndje kritike, sipas raportimeve mjekësore.Shoferja femër u largua nga vendngjarja , megjithatë është kapur dhe ndodhet në paraburgim. Një fëmijë 3 vjeç ishte brenda makinës në momentin e përplasjes.“Ne po e trajtojmë këtë si një akt të qëllimshëm,” tha zëdhënësi i policisë Dan McGrath.Oficeri tha se e dyshuara ishte një femër me ngjyrë rreth të 20-ave.Më parë, policia tha se përjashtohej mundësia e një akti terrorizmi dhe se tani 20-vjeçarja po i nënshtrohet testimit të alkoolit dhe drogës. Dëshmitarët thonë se në grupin e të aksidentuarve kishte edhe fëmijë.SD _87315551_63298237-3f9f-4899-ad45-46f8b56ecbe8 _87314673_87314672