Rrëshqitje dherash në Kinë, 91 të zhdukur nga shembja e ndërtesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2015, 18:52
Dhjetëra persona janë zhdukur pas një rrëshqitje dheu që përfshiu 22 ndërtesa në një park industrial në qytetin jugor kinez të Shenzhen.Rreth 900 njerëz janë evakuuar, dhe 4 prej tyre u nxorrën nga rrënojat me plagë të lehta, tha një zëdhënës lokal. Asnjë i vdekur nuk është raportuar deri më tani.Brigada e Zjarrit të Shenzhen po punon për të liruar njerëzit e tjerë të bllokuar. Mediat shtetërore raportojnë për 59 të humbur.Dy konviktet e punëtorëve janë ndër ndërtesat e prekura.Një sipërfaqe prej 20.000 metrash katrorë ka rrëshqitur. Ren Jiguang, shef i byrosë së qytetit Shenzhen, tha për televizionin shtetëror CCTV se shumica e njerëzve ishin evakuuar para rrëshqitjes së tokës dhe rrëzimit të ndërtesave
