Bombë në veri të Mitrovicës, dëmtohen 8 automjete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2015, 08:49
Në pjesën verior të Mitrovicës gjatë natës ka ndodhur një shpërthim bombe.Para ndërtesës “Vampirusha” në veri të Mitrovicës në orën 3 e 20 të mëngjesit është hedhur një bombë.KOha.net shkruan se nuk ka pasur të lënduar, por janë dëmtuar tetë automjete të cilat kanë qenë të parkuara para kësaj ndërtese.Policia e Kosovës ka shkuar në vend të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimeShpërthimi ka shqetësuar banorët e ndërtesës .