Basha: Në janar aksioni antikorrupsion, barrikadë në zyrat e qeverisë
Opozita protestoi sot para Parlamentit për largimin e qeverisë, duke mbyllur kështu serinë e protestave për këtë vit për tu rikthyer sërish në janar. Peshën e protestës e mbajtën të rinjtë demokratë të cilët kërkuan largimin e qeverisë që sipas tyre po u shkatërron të ardhmen. Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalosi platformën e demokratëve me qëllim për të marrë në dorë drejtimin e vendit.Tirane- Për të tretën herë brenda muajit, Opozita, protestoi për largimin e qeverisë. Peshën e protestës e mbajti rinia.Për rreth 3 orë të rinjtë demokratë qëndruan para parlamentit të mbështetur dhe nga qytetarë dhe deputet të kësaj force politike.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qytetarët që të rezistojnë në protesta deri në largimin e qeverisë.Basha njoftoi se në janar pritet te rinisin protestat aktive kundër korrupsionit të qeverisë, ndërsa paralajmëroi se do të bëhen parrikadë në zyrat e Kryeministrit dhe Ministrave për ta ndaluar atë.Lulzim Basha: Janari do të jetë muaji i nisjes së aksionit më masiv antikorrupsion, politik dhe qytetar në këto 25 vite. Me ligj dhe me frymën e ligjit, brenda institucioneve dhe jashtë institucioneve, me shpirtrat tanë të bashkuar, me duar, me këmbë, me thonj e me dhëmbë do t’i bëhemi barrierë korrupsionit dhe të korruptuarve, e do të vendosim së bashku një standard tjetër poshtë të cilit nuk mund të vendosë askush, socialistë apo demokratë, standardin e transparencës. Betimin e transparencës para shqiptarëve si parathënia e një epoke të re, të një demokracie të re ku zotër të vendit të mos jenë më një grusht politikanësh por shqiptarët të bashkuar pa dallim. A jemi gati? A jeni gati rini? A jemi gati t’i bëhemi barrikadë e pakalueshme korrupsionit në zyrat e Kryeministrit, Ministrave, kudo ku gjendet ?Basha u premtoi të rinjëve se me marrjen e pushtetit, do të shfuqizojë ligjin për arsimin e lartë.Lulzim Basha: PD ka qenë dhe është kundër ligjit për arsimin e lartë. Sot ju jap fjalën se ligji për ligjin e arsimit të lartë do të shfuqizohet javen e parë e ardhjes në pushtet. Rinia shqiptare meriton të arsimohet dhe me PD do arsimohet pa diskriminim dhe pa tarifa të larta.Para protestuesve, kryetari i opozitës, shpalosi dhe platformën qeverisëse, duke theksuar se rinia do jetë në qendër të vendimarrjes.Kjo është protesta e fundit e opozitës për këtë vit, në zinxhirin e protestave të paralajmëruara për largimin e qeverisë.Kreu i FRPD, Belind Këlliçi mbajti fjalën e hapjes së protestës, ku i bëri thirrje kryeministerit Rama që të ikë nga qeveria.Kreu i FRPD tha se të rinjtë do të jeni gjithmonë në sheshe dhe protesta derisa të largohet Rama.Kjo është protesta e 3 e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.Protesta u ndoq live nga Ora News Ora 12:30 Basha: Do shfuqizojmë ligjin për arsimin e lartë"Sot para parlamentit ju i thatë shqiptarëve se qeveria e Ramës është defakto qeveria e sprapsur dhe e ndalur. Ju folët hapur sic di të flasë rinia, treguat hallet e familjeve tuaja. Ekonomia mbi të gjitha, e cila tregon se Rama ja ka dalë ta shndërrojë qeverinë në bandën e hajdutëve më të mëdhenj në këto 25 vite. Parata e familjeve me ndihmë ekonomike janë aty, të Edi Rama me 40 hajdutët. Paratë me të cilat duhet të ndërtoheshin spitalet janë në llogaritë bankare të Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.Paratë janë në xhepat e oligarikësë së Ramës dhe bandës me 40 hajdutë. Ju do ta ngrini zërin për padrejtësinë që kjo qeveri i ka bërë të rinjve. PD ka qenë dhe është kundër ligjit për arsimin e lartë. Sot ju jap fjalën se ligji për ligjin e arsimit të lartë do të shfuqizohet javen e parë e ardhjes në pushtet. Rinia shqiptare meriton të arsimohet dhe me PD do arsimohet pa diskriminim dhe pa tarifa të larta.Ju sot nxorët një të vërtetë të madhe dhe duhet ta ketë vadh në vesh. Në besoni në fat apo zot, kjo pak rëndësi ka. Unë besoj në zot dhe vullneti i zotit bëhet dhe besoj se zoti ka një vullnet të drjetë për njerëzit, por vullneti i zotit është një sprovë e madhe që duhet ta kalojmë dhjetëra e qëindra herë. Sot përtej korrupsionit, vjedhjes hajdutërisë dhe inkriminimit të qeverisë ju jeni ngritur për sprovën para sëcilës fati dhe zoti po e vendosin Shqipërinë.Sot me sjelljet e tyre, me poshtërimin dhe arrogancën që dalin mbi ligjin kanë ndërtuar një ligj që dine ta zbatojnë vetëm për të pamundurin, por nuk zbatohet për ministrat e korruptuar. Zbatohet për qytetaret që për 1 kg qepë të fut në burg, ndërsa nuk zbatohet për Edi Ramën që fut e nxjerr kontrabande pikturat e tij.Si mund të pranohet një qeveri e cila, jo vetëm vjedh, por refuzon të japë përgjigje para ligjit. Kjo është bandë, ky është regjim që shtetin e shohin si mall të babës dhe shqiptarët i shohin si skllevër. Edhe kjo është një sprove e madhe për shqiptarët."Ora 11:50 Basha i bashkohet protestuesve Kreu i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga koordinatorja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma eshte nisur nga selia e PD për t'ju bashkiar protestës së të rinjve përpara Parlamentit. Basha ka përshkruar në këmbë rrugën nga selia e PD deri tek Parlamenti, ku është përshëndetur edhe nga kalimtarë të rastit.
Tabaku: PD partia e të rinjve, të cilët duhet të vendosin"Sot rinia ndodhet në gjendjen e saj më të vështirë. 35% e të rnjve janë pa punë. Kjo qeveri ka rritur taksat për ata që janë të arsimuar. Sot të rinjtë nuk janë në qeveri sepse qeverisin kriminelët. Sot të rinjtë duhet të vendosin dhe për këtë arsye PD ka një hapësirë për të rinjtë, që ata të punësohen. Ne jemi partia e rinisë. PD ka bërë shumë gabime, prandaj jemi edhe në opozitë, pro ne kemi vendosur në qendër të vëmendjes të rinjtë. Ne i themi jo të gjithave modeleve të vjedhjes dhe korrupsionit. Ne jemi për të rinjtë arsimuar dhe të rinj si ju që nesër do të vendosen."Ora 10:45 Fabjan Topallaj: Refuzojmë të qeverisemi nga të paaftët"Ne ju bëjmë thirrje sot, ejani sot ta ndalojmë derisa thika nuk ka mbërritur në palcë. Nuk mund të tolerojmë që të cënohen të drejtat themelore të njeriut. Jemi ne që duam një shtet demokratik, që funksionon dhe sjell progres. Jemi ne që refuzojmë të qeverisemi nga të paarsimuarit dhe nga një grup hajdutësh. Jemi ne që refuzojmë gjendjen aktuale të Shqipërisë. Ne po protestojmë në mënyrë paqësore. Ne kemi dalë për të ardhmen e familjeve tona. Ne jemi shumica dhe do ta ndalojmë këtë qeveri të marrë që na ka rënë për pjesë."Ora 10:40 Këlliçi: "Rama ik" për një Shqipëri me të mirë"Le t'ju dëgjojmë “Rama ik” për të gjithë studentët që nuk kanë mundësi edukimi për shkak të ligjit të ri të arsimit të lartë. Rama ik për të gjithë që nuk kanë mundësi të jetojnë. kauza jonë është ligji për arsimin e lartë që i ka mohuar të drejtën për të studiuar.Sot ndodhemi përballë nëj qeveri që premtoi uljen e cmimit të energjisë, pro që e rriti cmimin e energjisë. Premtoi uljen e taksave, por i rriti taksat për 95% të qytetarëve. Nuk ka hapur asnjë km rrugë, nuk ka ndërtuar asnjë kopsht dhe asnjë cerdhe. Sot ndodhemi përballë një qeverie që i detyron të rinjtë të largohen nga vendi. Sot, 25 vjet pasi rinia shqiptare u cua për ndryshim, sot gjendemi prap në shesh duke thirrur “Liri Demorkaci” dhe e duam Shqipërinë si gjithë Europa.Rinia nuk pranon të nështrohet, jemi të gjithë për të bërë të mundur realizimin e ëndrrave tona në vendin tonë.Kjo qeveri nuk promovon më vlerat, por antivlerat. Sot kemi një qeveri që akuzohet për trafik droge dhe korrupsion. Ne jemi këtu për ti thënë ndal Edi Ramës, “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit.Rama sajoi sot një udhëtim për të prezantuar pikturat e tij në një vend të botës. Rama nuk pranoi që të përballet sot me të rinjtë.I dashur kryeministër nuk ke parë asgjë akoma nga FRPD, ne do të jemi këtu. Ti jaguar, ne në sheshe e protesta."https://youtu.be/WBOn1qIDr9010:30 Protestuesit fillojnë të hedhin tymuese dhe shashka
Ora 10: 20 Policia rrethon godinen e ParlamentitForcat të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit, ndërsa protestuesti qëndrojnë përballë tyre me pankarta në duar dhe vuvuzela.Ora 10:00 protestuesit nisen nga selia e PDProtestuesit të cilet janë kryesisht të rinj janë mbledhur përpara selisë së PD dhe më pankarta në duar "Stop Ramës", "Rama ik" i janë drejtuar ambienteve të jashtme përpara Kuvendit.Të rinjtë mbajnë në duar pankarta të ministrave të cilët janë të shenjëstruar nga PD, si ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri apo edhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.Sot mbahet seanca e fundit parlamentare për 2015Ndërkaq, protesta zhvillohet në një kohë kur Parlamenti do të zhvillojë seanca e fundit plenarë për këtë vit.Protesta fillimisht ishte parashikuar që të zhvillohej si një dubim masiv përpara kryeministrisë, por plani i demokratëve ndryshoi duke e kthyer atë në një protestë kryesisht të rinjsh.Përfaqësues të kësaj force politike nga selia blu i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen protestës së sotme përpara Parlamentit.

Masat e marra nga policiaNdërkaq, nga ana e policisë së shtetit janë marrë masat për mbarëvajtjen sa më mirë të protestës.Kështu duke filluar nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së hënë nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të protestës në rrugët e mëposhtme:1. Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rrugës “Murat Toptani”3. Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)4. Rrugica prane Infosoft tek ish-PD.Gjithashtu në këto segmente rrugore, rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha” dhe rruga “Abdi Toptani” nuk do te lejohet kalimi i automjeteve duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundimin të aktivitetit.Rruga “Murat Toptani” për arsye sigurie do të jetë e bllokuar për qytetarët dhe protestuesit.Policia thotë se do të ketë devijim të trafikut në shumë segmente rrugore.