Dhjetëra të vrarë nga sulmet e dyshuara ruse në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2015, 18:39
Të paktën 43 persona kanë mbetur të vrarë nga një seri sulmesh ajrore që besohet të jenë shkaktuar nga avionë rusë në qytetin sirian të Idlib, sipas banorëve dhe aktivistëve sirianë.Një treg, shtëpitë dhe ndërtesat zyrtare u goditën të gjitha, thonë raportet. Trupat janë ende duke u nxjerrë nga rrënojat, tha një punëtor i mbrojtjes civile.Rusia nuk e ka konfirmuar nëse ka kryer sulme në zonë.Shteti i Putinit filloi një fushatë ajrore për të forcuar Presidentin Bashar al-Asad në muajin shtator.Ajo thotë se ka në shënjestër vetëm "terroristët", mbi të gjitha militantët xhihadistë të Shteti Islamik, por aktivistët thonë se sulmet e saj kanë goditur kryesisht grupe rebele të mbështetur nga perëndimorët.
