Dekoratat për persekutorët, PD rezolutë për anulimin, PS amendime në ligjin aktual
Pas debateve të seancës së shkuar, PS dhe PD kanë nxituar të dorëzojnë në Parlament dy nisma të veçanta për të shmangur dekorimin e persekutorëve të diktaturës. Kryeministri Rama dhe deputeti Balla kanë propozuar ndryshime në ligjin aktual përmes amendamenteve ku kërkohet heqja e dekoratave për njerëzit që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit.Ndërsa deputetët e PD kanë paraqitur nismën për një rezolutë parlamentare, ku kërkohet tërheqja e këtyre dekoratave. Për shkak të proçedurave parlamentare, të dy nismat do votohen në janar.Premtimet e seancës së shkuar, PD e PS i kanë kthyer në vepra, duke depozituar në Kuvend nisma ligjore për anulimin e dekoratave që i janë dhënë personave që i kanë shërbyer regjimit komunist.PS ka depozituar projektligjin e firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, ku kërkohet heqja e dekoratave apo titujve të nderit për ata persona që kanë qenë anëtarë të Byrosë Politike, drejtues të Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryetarë të Gjykatës së Lartë, Prokurorë të Përgjithshëm, gjyqtar apo prokuror në çështjet politike apo anëtar të Komisionit Qëndror të dëbim-internimeve.Në draft është përcaktuar edhe një Komision që merret me heqjen e dekoratave, titujve të nderit dhe medaljeve.Ndërsa PD ka depozituar një rezolutë, ku parashikohet tërheqja e dekorataveOerd Bylykbashi: Kjo rezolutë do të bëjë të mundur që të gjitha dekoratat, të gjitha medaljet dhe privilegjet që kanë këta persona të hiqen në mënyrë që shqiptarët të mos ofendohen përsëri me akte të tilla të papranueshme të qeverisë.Por asnjë prej nismave ligjore nuk u hodh në votim, për shkak të rregullores dhe afatit të depozituar në parlament.Gramoz Ruçi: Unë e kuptoj që jeni pa kauzë dhe bëni çfarë u del brenda ditës. Ne nuk jemi këtu të plotësojmë dhe as tu mësojmë sesi bëhet opozita dhe as tu japim nisma të gatshme sesi bëhen nismat.Edi Paloka: Nëqoftëse doni lerëni hipokrizinë ekstreme që karakterizon kryetarin tuaj, jepni dekorata dhe thoni fajin e ka PD, e ka Sali Berisha.Ilir Meta: U bë e qartë që ajo nuk mund të shqyrtohet sot për arsye sepse ne e kemi sot një akt që kalon me proçedurë të përshpejtuar dhe nuk mund të ketë dy të tilla.Jozefina Topalli: Mjafton vetëm një VKM dhe nuk ka nevojë as për parlament, as për ligj, as për proçedura të përshpejtuara.Rezoluta dhe amendamentet do të shqyrtohen në sesionin e ardhshëm parlamentar, në janar.

Debatet ne KuvendSot Kuvendi nisi punimet me një debat për çështje proceduriale në lidhje me çështjen e dekoratave.Kryetari i Parlamentit deklaroi se shqyrtimi i pr/ligjit për dekorimet do të nisë me fillimin e sesionit të ri parlamentar në janar, pasi nuk mund të kalonte në seancë me procedurë të përshpejtuar pasi ishte një akt i tillë.Nga ana tjetër PD tha se kishte gati pr/rezolutën por Meta shtoi se ky dokument formalisht nuk ishte dorëzuar ende në Kuvend. Për kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi pr/rezoluta e PD-se bëhet nul me nismën ligjore të depozituar që në seancën e kaluar.Këto ndryshime vijnë pas debatit për dhënien e dekoratave të personave të cilët kanë qenë persekutore të kohës së komunizmit. /Oranews.tv/