Rama në Izrael, Netanjahu: Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë shqiptarë

Kryeministri Rama ka nisur një vizitë dy ditore në Izrael, ku u takua me homologun e tij Benjamin Netanjahu. Në qendër të diskutimeve mes dy kryeministrave ka qenë lufta e përbashkët ndaj ekstremizmit të dhunshëm, por edhe thellimi i marrëdhënieve në fushën e energjisë dhe të ujit.Rama: Ne jemi shumë të qartë dhe të prerë në qëndrimin tonë ndaj terrorizmit dhe akteve ekstreme të dhunës. Së fundmi ne kemi themeluar në Shqipëri një qendër rajonale për të ndaluar ekstremizmin e dhunshëm  dhe ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me ju, përkrah popullit izraelit për të mbrojtur vlerat tona dhe njerëzit tanë nga rreziku i terrorizmit dhe i çdo forme tjetër te ekstremizmit, në një vend i cili është krenar për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Në fund, por jo e fundit ne jemi shumë të lumtur që së bashku të parashikojmë një rritje të bashkëpunimit tregtar, një rritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat.Kryeministri Netanjahu nënvizoi miqësinë mes dy popujve tanë dhe shprehur mirënjohjen për kontributin në shpëtimin e hebrejeve gjatë luftës së dytë botërore.Netanjahu: Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë, dhe vlerësojmë ndjenjën e njerëzimit dhe qytetërimit dhe kurajën që treguat gjatë kohës sonë më të zymtë. Ndaj dhe është kënaqësi e veçantë për mua që sot të zgjerojmë marrëdhëniet në shumë fusha konkrete. Sot terrorizmi na kërcënon të gjithëve. Izraeli lufton kundër terrorizmit përditë dhe nuk e ul asnjëherë vëmendjen. Por besoj se popujt sot i kuptojnë gjithnjë e më shumë se problemet e sigurisë ndërkombëtare janë të ndërlidhura. Kërcënimi terrorist është ndaj kujtdo, ai është në nivel ndërkombëtar, ndaj dhe përgjigjja duhet të jetë e tillë. Këto janë disa nga argumentet e diskutimeve.Kjo vizitë celebron edhe 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Takimi mes dy Kryeministrave dhe delegacioneve respektive konkludoi me nënshkrimin e Deklaratës së Miqësisë mes dy vendeve.- Marrëveshja në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, ku palët angazhohen të nxisin shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit mbi tema që lidhen me shëndetësinë në fusha me interes të përbashkët;- Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Yad Vashem, Autoriteti i Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit, për të bashkëpunuar në promovimin e edukimit dhe përkujtimit të Holokaustit.