Gafa e prezantuesit, shpall gabimisht fituese të Miss Universe 2015 vajzën nga Kolumbia
Prezantuesi i Miss Universe 2015, Steve Harvey shpalli gabimisht Miss Kolumbinë fituese, kur në fakt ajo ishte në vend të dytë.Pia Alonzo Wurtzbach, konkurentja nga Filipinet duhet të kishte fituar. Harvey i penduar u detyrua të rregullojë gabimin e tij“Ok...më duhet t’ju kërkoj falje,” tha ai pas ngatërrimit të çmimit në Las Vegas.“Më lini t’ju them atë që shkruhet në kartë. Jam unë përgjegjësi për këtë gabim. Është faji im”.Momente përpara ai shpalli Miss Kolumbinë Ariadna Gutierez si fituese dhe ajo u kurorëzua.Kur Harvey u rikthye në skenë, tha se kishte lexuar gabim dhe se fituesja ishte Miss Filipinet.E çuditur, Wurtzbach erdhi në krye të skenës dhe mori kurorën që më parë ishte vënë në kokën e Ariadna Gutierez.Prezantuesi Harvey më vonë kërkoi falje në Twitter.
[caption id="attachment_641233" align="alignnone" width="1000"]
[/caption]