Takim me administratorët e bashkisë, Rrokaj: Problematikat të gjejnë zgjidhje
Këshilltarët e LSI në Këshillim Bashkiak të Tiranës zhvilluan një konsultë publike me administratorët e njësive vendore në bashkinë e për buxhetin e vitit 2016 për kryeqytetin.Kryetari i grupit të Këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj tha se grupi i LSI do të kërkojë që problemet që transmetohen nga administratorët të gjejnë zgjidhje në buxhet.Rrokaj: Problematika që ngrihen nga këto takime duhet t’i japin mesazhe të qarta grupit tonë, i cili mendon që të gjithë këtë problematikë ta grumbullojë në një gjë që ne e kemi quajtur paketa e grupit të këshilltarëve për problematika të veçanta, natyrisht pa hyrë në problematikën e përgjithshme që vetë Bashkia e Tiranës, Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli i Bashkiak do të trajtojë gjatë kalimit të buxhetit.Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Endrit Braimllari pohoi para administratorëve të njësive vendore në Bashkinë e Tiranës se të gjitha problematikat që do të ngrihen, do të diskutohen në komisionet e bashkisë si edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.Brahimllari: Do marrim propozimet që ju do të bëni sot, do të krijojmë një rezolutë dhe ju premtojmë që të gjithë këshilltarët e LSI-së janë të vendosur nëpër komisionet dhe në bazë të diskutimet që do të bëhet në komision, ne do të bëjmë edhe propozime që ju keni. Jemi të vendosur që komisionet e këshillit bashkiak të mos jenë thjesht komisione që të votojmë pro ose kundër, por t’i bëjmë komisionet e rëndësishme, t’i japin rëndësinë e duhur sepse ai është akti i parë teknik dhe ballafaqim që kemi ne me problematikën.Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Erisa Xhixho, theksoi se këshilltarët bashkiak të LSI-së do të kërkojnë që në buxhetin e ri për Bashkinë e Tiranës të parashikohen më shumë politika që garantojnë punësim si edhe ndërtime në infrastrukturë që të ketë më shumë shërbime ndaj qytetarëve.