Reforma në drejtësi, Llalla takon Manjanin: Drafti s'ishte i mirë, ka mungesë konsultimi

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe krerët e prokurorëve në rrethe. Drejtuesit e organit të akuzës kanë ngritur shqetësimin për mungesën e konsultimit gjatë diskutimeve për reformën në drejtësi.Llalla: Brenda nesh ka elementë problematikë, por njëherazi forcon faktin se ne kemi kapacitetet e duhura për tu vetëpastruar nga këta lloj individë. Këto individë që nuk përmbushin në mëyrë korekte detyrën, abuzojnë me detyrën apo nuk zbatojnë në mënyrë të duhur kodin e etikës së prokruorit, në mënyrë të shpejtë  do të largohet nga radhët tona.  Jeni në dijeni lidhur me konkluzionet e Komisionit të Venecias për reformën në sistemin e drejtësisë. Ashtu sic ishte bindja e të gjithëve ne, se sistmi i drejtësisë ka nevojë për reformim. Marrja e iniciativave, daljen e konkluzioneve të shpejta, pa u diskutuar me gjithe elementët, faktorët që punojnë përditë në sistemin e drejtësisë në bindjen tonë ka qenë një veprim i nxituar. Pak a shumë në të njëjtin konkulzion arriti edhe Komisioni i Venecias që reformimi i sistemit të drejtësisë është i nevojshëm, por drafti i përgatitur nuk ishte i mirë, pra jo në cilësinë që pritej.Nga ana e tij Kreu i Dikasterit të Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se është në mbështetje të Prokurorisë.Po ashtu Manjani ka deklaruar se do të kërkojë që të nxiten gjykimet e drejtpërdejta, pasi sipas tij nuk duhet të mbahen më çështje pa gjykuar.Ndërsa shprehu vendosmëri për të patur profesionistë që nuk krijojnë alibi për prishje të provave, ai tha se kemi nevojë për rishikim të kodit penal dhe ndërtim të të legjislacionit.