Vdekja e foshnjës, qytetarë të Durrësit: Kryebashkiaku të strehojë fëmijët e rrugës

Lëvizja "Reago për drejtësinë" ka protestuar para bashkisë së Durrësit një ditë pas vdekjes së foshnjës një muajshe pranë Urës së Dajlanit. Protestuesit kanë kanë qëlluar me vezë derën kryesore të bashkisë dhe kanë ndezur tymuese në sheshin para saj.Aktivistë të kësaj lëvizje janë shprehur se është detyrë e bashkisë dhe kryebashkiakut Dako që të marrë masa të menjëherëshme për të strehuar të gjithë fëmijët e rrugës dhe për mos ti lënë që të  lypin.“Është e papranueshme, kjo nuk mund të pranohet në asnjëlloj mënyre, është diskriminimi më i madh që i bëhet famijëve. Të vdesin nëpër ura pa asnjë lloj mbështetje, pa strehim , pa ushim. Kur do të ndryshojë ndonjëherë ky vend, për kryetarë bashkie që nuk e njofin hallin e njerëzve. nuk e njohin as kuptimin e jetës. Kur të mësohen që të hyjnë nga dera para dhe jo e pasme, hallet e njerëzve janë para, jo pas shpine”, tha një prej aktivistëve.Me dhjetëra qytetarë dhe studentë kanë ndezur  qirinj në shkallët para bashkisë së Durrësit dhe më pas kanë mbajtur një minutë heshtje për foshnjën që vdiq për shkak të kushteve të këqija të jetesës.