Buxheti "Gropë" edhe në nëntor, Nisma anti informalitet nuk jep efekt te të ardhurat
Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, për periudhën janar- nëntor totali i të ardhurave ishte rreth 342 miliardë lekë, duke rezultuar rreth 16 miliardë lekë më pak se plani. Buxheti u rishikua me ulje në fund të gushtit, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke u kthyer në “pikën zero“ në raport me planin dhe mosrealizimi prej 16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor, që përkon me aksionin antiinformalitet.Ndërsa nisma anti informalitet ka hyrë në muajin e tretë, financat nuk kanë arritur të përmirësojnë ritmin e mbledhjes së të ardhurave. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, për periudhën janar- nëntor totali i të ardhurave ishte rreth 342.4 miliardë lekë , duke rezultuar rreth 16 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar në gusht të këtij viti.Kujtojmë se buxheti u rishikua me ulje në fund të gushtit, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke u kthyer në “pikën zero“ në raport me planin dhe mosrealizimi prej 16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor, që përkon edhe me operacionin anti informalitet.Për periudhën 10 mujore, mosrealizimi i planit kishte qenë rreth 11 miliardë lekë dhe nëntori i ka shtuar dhe 5 miliardë lekë të tjera kësaj grope. Ndërsa në raport me 11 mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat në buxhet janë rritur me rreth 4%.Dobësia në mbledhjen e të ardhurave ka shoqëruar të gjithë vitin 2015. Mosrealizimi i planit nga administrata fiskale detyroi qeverinë që në muajin gusht të rishikonte në ulje buxhetin, ndërsa në shtator nisi operacioni anti informalitet që pritej të shoqërohej me rritje të të ardhurave.Por nuk ka ndodhur. Të dhënat tregojnë se mosrealizimi prej 16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor.Janë të ardhurat nga tatimet e doganat dhe veçanërisht doganat ato që kanë shfaqur performancën më të dobët, duke ndikuar në rreth 70 % të mosrealizimit.Ndërkaq një ditë më parë, në fletoren zyrtare u botua vendimi i qeverisë për të shpërblyer punonjësit e tatimeve deri në 6 paga në vit, në rast të realizimit të planit.Një vendim i kundërshtuar nga deputeti socialist Erjon Braçe, që në një status në Facebook.“Nuk dua ti ha hakun e meriten policeve, ushtarakeve, zjarrfikesve,edhe ketyre tatimoreve (pavaresisht se nuk do e kuptoj kurre shperblimin per mbledhjen e te ardhurave), e kujtdo tjeter; Por ka radhe dhe cdo gje duhet te ndjeke ate; Të Parët pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike dhe vetarët .Te pakten keshtu e mendoj une; Nis me te pamundurit!!”, thekson Braçe.
/Oranews.tv/