Çmimi i ujit rritet me 20 % në Durrës, e miraton Këshilli Bashkiak

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, qytetarët durrsakë do të paguajnë 20% më shumë çmimin e ujit të pijshëm. Vendimi u miratua në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak Durrës, vetëm me votat e mazhorancës.këshilltarët e djathtë thanë se rritja e çmimit të ujit do të ndikojë në ekonominë e qytetarëve të Durrësit, duke kërkuar që bashkia të tërhiqet nga kerkesa, por përfaqësues të majtë e justifikuan propozimin me koston e ujësjellësit për furnizimin e qytetit dhe rrethinave.Pas miratimit në këshillin bashkiak me 29 vota pro dhe 12 kundër, do të jetë Enti Rregullator i Ujit, i cili do të marrë në shqyrtim tavanin e rritjes së çmimit për të vendosur dhe tarifat e reja për qytetarët e Durrësit./Oranews.tv/