Rreziku nga kanceri i lëkurës, 400 raste të reja në vit trajtohen në QSUT

Melanoma është një ndër sëmundjet kanceroze të rrezikshme të lëkurës. Shkak i kësaj sëmundje është kontakti i gjatë dhe i pambrojtur nga rrezet ultra violete.Në Shërbimin e Onkologjisë vetëm në një vit paraqiten 400 pacientë, raste të reja me sëmundje të kancerit të lëkurës të cilët kërkojnë ndëhyrjet kriurgjikale ose trajtimin me rreze.Zonja ka udhëtuar nga Librazhdi, ka ardhur në një stad të avancuar të sëmundjes për shkak se fillimisht ka kryer mjekim të pakonsultuar me mjekun specialist.Pacientja ka nisur trajtimin në QSUT me rreze nëpërmjet aparaturës Ortovoltazh në shërbimin e onkologjisë.Mjeku onkolog RadioTerapeut, Orges Spahiu, tha se nëse sëmundja kapet në stadin fillestar,  95% e rasteve janë të trajtueshme.Orges Spahiu:  “Një nga faktorët kryesorë janë rrezet ultravlojetë. Krysisht janë të ekspozuar lëkurbardhët. Është kancer i shërueshëm, por në stadet më të avancuara është më i vështirë për tu kuruar pasi mund të duhet një trajtim multifunksionar.Fluksi në QSUT shënohet edhe për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në spitalet rajonale, ndërsa bluzat e bardha shprehen se ky fluks deri më tani është i përballueshëm në këtë shërbim.kanceri i lekuress/Oranews.tv/