Rreth 150 pensionistë nuk kanë marrë ende pensionin e dhjetorit 2014
Rreth 150 pensionistë të fshatrave të ish komunës së Shushicës, Vlorë, ende nuk kane terhequr pensionin e muajit dhjetor 2014, pas arrestimit në të njëtën periudhë, të punonjësit të postës për përvetësim të shumave të konsiderueshme të parave.Të moshuarit thonë se thonë se pensionet janë e vetmja e ardhur e tyre dhe problemi duhet të zgjidhet. “Nuk na kanë dhënë lekët e dhjetorit 2014 dhe atë vit e mbyllëm me të keq” thotë një pensionist.Kreu i postës së Vlorës Kreshnik Ziaj saktëson se çështja është ende në proces gjykimi.“Pretendimet e pensionistëve janë se nuk është firma jonë. Punonjësi i postës i asaj kohe është I arrestuar dhe ne kemi procedim penal të hapur”Ziaj sqaron se nevojitet verifikimin i firmës së secilit pensionistë që pretendon se nuk e ka marrë pensionin e muajit dhjetor 2014./Oranews.tv/