FRPD i bën thirrje të rinjve të bashkohen në protestën e 21 dhjetorit
Ndryshe nga se ishte parashikuar për protestë masive para kryeministrisë, Partia Demokratike në 21 dhjetor do të mblidhet sërisha para parlamentit për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protesta do të ketë karakter rinor, ndaj Kryetari i Forumit, Belind Këllici, ftoi çdo të ri shqiptar të bashkohet kundër mazhorancës për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.Këlliçi: Thirrja për çdo të ri vjen nga padrejtësia e thellë, ku gjysma e shqiptarëve janë goditur në bukën e gojës, ndërsa Edi Rama dhe ministrat e tij renditen mes njerëzve më të pasur në Europë.Thirrja vjen për çdo të ri i cili në pamundësi për të gjetur një vend pune sheh si zgjidhje largimin nga vendi.Thirrja vjen për çdo të ri që sheh dhe ndjen dhimbjen e prindërve që skanë mundësi të paguajnë faturat e rritura të energjisë, ndërkohë që në kurrizin tonë Edi Rama mbylli pazarin e turpit me CEZ, plot 600 milion euro.Thirrja për çdo të ri vjen nga padrejtësia e Edi Ramës me ligjin e arsimit të lartë, duke mohuar të drejtën për studim, për ata që nuk i kanë mundësitë financiare.Thirrja vjen për çdo të ri që ka një biznes që jo vetëm paguan më shumë taksa por nga nesër do të përfundoje në burg për një kupon, ndërkohë që sheh se si makina e ministrit të brendshem përdoret për trafik droge dhe nuk i ndodh asgjë.Kelliçi tha se ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkimit në protest për t'i hapur rrugë zhvillimi për rininë dhe Shqipërinë.
/Oranews.tv/