Fëmijë dhe qytetarë sigurojnë dhurata për 9 fëmijët jetim të Valbonës

Mijëra përpjekje bënë fëmijët për të shitur të gjitha punimet me dorë e më pas me atë ardhurat e përfituara u blenë dhurata 9 fëmijëve jetim të Valbona Zelës.Ky është shembulli që vjen nga një inciativë e ideuara dhe e realizuar nga vetë fëmijët, që këtë të shtunë trokitën vetë në derën e familjes Zela.Ata kaluan disa orë me bashkëmoshtarët e tyre në këtë familje që jeton në kushte të vështira ekonomike duke dhuruar lodra, artikuj shkollor dhe ushqime, e duke sjellë një atmosferë argëtuese e festimeve.“Dhe ne ndihemi të lumtur që kemi ndihmuar ata dhe ata ndihen të lumtur” tha një fëmijë.Ata nuk ishin të vetëm në këtë inciativë humanitare. Dhjetra qytetarë nga Tirana, Shkodra, Durrësi janë bashkuar nëpëmjet thirrjeve të bëra në rrjete sociale duke siguruar oriendi shtëpiake, veshmbathje e ushqime për këtë familje.Edhe pse shtëpia e Valbonës sot priti vizitor dhe njerëz që treguan humanizëm, e nesrmja do të jetë sërish e vështirë për 42 vjecaren, që përballet me kushte të vëshira jetese dhe kujdeset për 9 fëmijët e saj.familja e varfer/Oranews.tv/