Arrestohet “shqiptari më i urryer në botë” Martin Shkreli për mashtrim

Shefi ekzekutiv i farmaceutikës, apo i ashtuquajturi “shqiptari më i urryer në botë”, Martin Shkreli, është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim të disa letrave me vlerë në lidhje me një firmë që ai themeloi, njoftojnë mediat e huaja32-vjeçari shqiptar, shkaktoi një stuhi kritikash mbi çmimet e një ilaçi për trajtimin e SIDA-s. Ai u bë i njohur botërisht pasi rriti çmimin e ilaçit kundër AIDS nga 13.5  në 750 dollarë.Sipas autoriteteve, shkodrani, u arrestua nga agjentët e FBI-se në shtëpinë e tij në Manhatan.Rasti federal kundër tij nuk ka të bëjë me shpenzimet farmaceutike, por prokurorët e akuzuan për marrjen e disa aksioneve në mënyrë të paligjshme nga Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që ai e themeloi në vitin 2011, dhe e përdori atë për të paguar borxhet e mosmarrëveshjeve të përfunduara të biznesit.Ai u largua më pas nga kompania, ku ishte dhe kryeshefi ekzekutiv, duke u paditur nga brodi i saj, shkruan Bloomberg BusinessShkreli është akuzuar se ka bërë përfitime të fshehta.

Momenti i arrestimit të Martin ShkrelitMomenti i arrestimit të Martin Shkrelit...Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-shqiptari-me-i-urryer-ne-bote-martin-shkreli-per-mashtrim/Posted by Ora News on Thursday, December 17, 2015
 Martin Shkreli u bë shqiptari më i urryer në botë, edhe pse i konsideruar në të njëjtën kohë si më i suksesshmi pasi rriti çmimin e ilaçit Daraprim me 5 mijë përqind. Në një intervistë për mediat amerikane Shkreli tha se nuk ishte penduar për rritjen drastike të çmimit të ilacit, madje ai tha se po të kishte mundesi do ta kishte rritur shumë më shumë çmimin për ti sjellë fitime kolosale kompanisë, pasi ai për këtë paguhet në fund të fundit. Megjithatë, pas lumit të kritikave , duke marrë edhe vëmendjen e kongresit dhe politikanëve amerikanë, por edhe të grupeve që mbrojnë të drejtat e të prekurve me AIDS, shqiptari tha se do të ulë çmimin, por kurrsesi në vlerën fillestare të tij. Mediat amerikane thonë se kompania ende  nuk e ka mbajtur premtimin.FOTO/ Publikohen fotot ku tregojnë momentin e arrestimit të Shkrelit 
005_2 003_4 004_2 002_3 001_3 006