Identifikohet viktima e aksidentit te ura e Milotit, arrestohet drejtuesi i mjetit

Identifikohet viktima që gjeti vdekjen një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç.Ai është shtetasi H.L. 78 vjeç, banues në Pukë. I moshuari u përplas një ditë më parë në afërsi të urës së Milorit nga automjeti me targa AA499EK, ku gjeti dhe vdekjen e menjëhershme.Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, Faik Ara, 52 vjeç, banues në Shkodër.Në aksident u përfshinë dhe dy automjete të tjera.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar dhe dy mjete BMV X5 me drejtues shtetasin V.R. 46 vjeç, banues në Laç dhe Seat me drejtues M.Z. 40 vjeç, banues në Mirditë Lezhë, te përplasura ndërmjet tyre.Pas shoqërimit në Komisariat për veprime të mëtejshme, ata janë lënë të lirë.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale në ngarkim të shtetasit Faik Ara “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.