Importi Alpinëve në bregdet, Berisha-Ramës: Nastradin; Kryeministri: Mjegull
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha u përballën mes tyre në parlament lidhur me importin e Alpinëve nga malet në bregdet. Berisha akuzoi Ramën për diskriminim krahinor, ndërsa vetë Kryeministri tha se shqiptarët e dinë mirë se kush ka nxitur përçarjen ndër vite.Ish-kryeministri Berisha u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama për zaptimin e bregdetit nga Alpinët.Teksa i kërkoi ti paraqesë një provë të vetme që vërteton pretendimet e tij për 50 mijë hektarë të përvetësuar, Berisha nuk hezitoi ta quajë Kryeministrin Nastradin.Berisha i kujtoi dhe investimet e bëra nga qeveritë e djathta ndër vite në jug të vendit.Berisha: E dëgjuat Nastradinin që për realitet të vetëm sheh dhe njeh atë që krijon në mendjen e tij. Një nga këto realitetet e reja të krijuara nga ai është se Alpinët paskan okupuar, paskan pushtuar 50 mijë hektarë tokë në bregun e Shqipërisë dhe se këtë e paskan bërë nga Sali Berisha. Kjo është e vërtetë aq sa ishte e vërtetë heqja e TVSH për ushqimet, shëndetësia falas. Ky është gënjeshtar. Ndërsa në 50 mijë hektarë unë ju garantoj se ky është 50 mijë herë genjeshtar.Dhe nuk është i aftë të thotë qoftë edhe një familje të vetme që ka marrë nga Sali Berisha qoftë edhe një metër katror jo në Sarandë por mbarë Shqipërinë. Një të vetme. Gjatë qeverisjes sime dhe qeverisjes së PD me aleatë u bë gjithçka për të zhdukur atë diskriminim krahinor, atë diskriminim të instaluar për gjysëm shekulli dhe më shumë në Shqipëri. Vetëm në rrethin e Sasrandës ku ky Nastradin deklaronte se në Llogara e poshtë nuk është bërë një investim, harronte se ishin bërë mbi 220 milion euro investime. 80 km rruga Orikum-Sarandë, 18 rruga Sarandë-Butrint dhe një seri rrugësh të tjera.Landfilldi i Sarandës, porti detar, hyrja e Sarandës. Se po investon ky në Qeparo me Koçon në pallatet e veta dhe aty është gjithë bota te resorti i Koços dhe Edi Ramës. Ju nuk shihni njerëz, ju duken milingona. Gënjeshtar, nuk kam bllokuar lekë fare. Është e vërtetë që anullova tenderin e linjës Tiranë-Prishtinë sepse kishte brenda korrupsion dhe sepse herën e dytë o kontraktua me 8 milion euro më pak. Jam krenar.Berisha-Gjylametit: Zonjë përbahu, s’dua të them ndonjë nofkëNdërsa Berisha fliste, nga vendi replikoi deputetja socialiste, Blerina Gjylameti. (Nuk dëgjohet)Berisha: Zonjë, mirë nuk bën që flet. Kur më flasin këta e kam kollaj se u këpus ndonjë nofkë, me zonjat nuk dua tu këpus nofka, prandaj më mirë them unë që të përmbahesh. Se jam i detyruar t’ju respektoj. Nuk është mirë.Gjylameti: Faleminderit.Berisha: Frikacaku Rama në Shkodër me 730 policë dhe ushtarë Jashtë vëmendjes së Berishës nuk mbeti dhe vizita e ramës në Shkodër.Berisha: Shkoi në Shkodër me 730 policë dhe ushtarë të Gardës, me dy batalione. Nuk ka ndodh kurrë që nga koha e Enver Hoxhës të bllokohen të gjitha rrugët e qytetit se kalon frikacaku në to. Shkodra u shpreh.Rama-Berishës: Mjegull që s'shpërndahesh, e di ti kush e ka zaptuar bregdetin Rama: Sa për atë punën e Alpeve dhe alpinëve po sqaroj edhe një herë tjetër, - jo ty, se ti je i pasqarueshëm. Je një mjegull që nuk shpërndahesh kurrë, - nuk ka në jug asnjë okupator tjetër, që të ketë marrë tokat e familjeve atje, përveç atyre që ti i di shumë mirë, që janë një grusht i vogël njerëzish që kanë përvetësuar mijëra e mijëra hektarë, jo për të ndërtuar shtëpi, siç ndërtuan të gjithë ata që erdhën nga veriu, por për t'u pasuruar babëzisht. Janë 50 mijë hektarë, për të cilat kam folur dhe të cilat sot janë të verifikuara që janë marrë me falsifikime nga pronarë inekzistentë, të cilët i njeh mirë ti, sepse ti ua ka dhënë ato prona dhe të cilët nuk do t'i marrin ato toka. Ato toka do t'i kthehen shtetit dhe popullit atje. Për këtë kam folur unë. Përçarjen me njerëzit në veri je munduar ta nxisësh historikisht me të gjithë kryeministrat që ke pasur kundërshtarë. Nuk jam unë i pari. Nga ana tjetër, nëse ka një kryeministër në gjithë këto vite që duhet të shkojë dhe t'u kërkojë ndjesë të gjithë atyre në Bathore dhe të gjithë atyre që ndërtuan pa leje, duke shkuar pas berihait tënd, ai je ti. Në mënyrën më të paturpshme, ke shkuar atje, majë më majë dhe çati më çati pa leje, duke ju thënë po i dhatë votën e atij, do t'u kthejë andej nga keni ardhur, se ju thotë çeçenë, ju thotë kështu e ashtu. Ja ku i ke sot, shikoji! I ke marrë peng, përkohësisht, me atë të korruptuarin tënd që ke atje në krye të bashkisë, por do të çlirohen edhe nga ai peng, të jesh i sigurt. Sa për revoltën popullore, ti që më bën thirrje mua të lexoj flakët e bunkerit, duhet të gjesh aftësinë të lexosh rezultatet e zgjedhjeve. Të lexosh rezultatet e 2013-s, të 2015-s dhe bëhu gati të lexosh edhe 2017-n. Unë jam i bindur që në shumë pak të vërteta që ke thënë, një e vërtetë është e sigurt, këta do ikin dhe do vijnë, ti këtu do mbetesh. Dhe këtu do të të mbajmë. Monument kulture nuk të bëjmë dot, sepse ti je monumenti i antishtetit që duhet të rrish këtu, për t'ju kujtuar shqiptarëve çdo ditë se nga çfarë kanë shpëtuar!Në seancën e 17 dhjetorit 2015 pati dhe keto zhvillime:Kuvendi i thotë Po dekriminalizimit, Mazhoranca e Opozita bashkojnë votat -Miratohet buxheti 2016, LSI fiton ndaj qeverisë, akciza e birrës nuk ndryshon -Dekoratat e xhelatëve, Berisha, Ramës: Lexo mirë flakën e bunkerit, kryeministri: Bëre veteranë dhe Hoxhën e ÇelënBen Blushi: Qeveria e sotme qeveri teknikeBlushi kritikon PD: Protesta ishte një takim i muratorëve të pavarur, reagon BreguZëvendësoi Mark Frrokun, Betohet Mirela Ferracaku, deputetja më e re e Kuvendit/Oranews.tv/