Masat e policisë për protestën, u rrethua Parlamenti, disa ministri dhe bunkeri
Godina e parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie disa orë para nisjes së protestës së opozitës. Një kordon policore rrethoi të gjitha hyrjet për në Kuvend.E njëjta situatë edhe në të gjitha Ministritë pranë parlamentit. Rreth 1000 mijë efektivë policie rrethuan Ministritë, bllokuan kalimin e qytetarëve të pedonalja, ndërsa nuk mungoi një vëmendje e madhe edhe për bunkerin, që për qeverinë është vepër arti e për opozitën simbol i komunizmit.Që të mos përsëritet situata e 8 dhjetorit, bunkeri u mbrojt njësoj si të ishte objekt i rëndësisë së veçantë.Gatishmëri e policisë vihej re thuajse përgjatë gjithë bulevardit. Duke nisur që nga Hotel Dajti e deri tek bashkia e Tiranës forca të shumta të policisë ishin vendosur për monitorimin e situatës dhe shmangien e incidenteve të mundshme nga ana e protestuesve.Forcat speciale ishin pozicionuar në sheshin ku po punohet për xhaminë e Namazgjasë dhe sa herë dukej se kishte tension, një numër i madh prej tyre dilnin për të mbikqyrur protestën.Ndërkohë që autoblindat e policisë ishin të vendosura tek “Ushtari ipanjohur" të gatshme për të ndërhyrë në rast të ndodnjë incidenti të mundshëm.Policia rrugore mbajti të bllokuara për qarkullimin e automjeteve rrugën "Xhorxh Bush" nga ura e Elbasanit deri tek sheshi "Sulejman Pasha", si dhe rrugicën pranë ish-zyrave të Partisë Demokratike.Protesta e dytë e opozitës nuk shënoi asnjë incident të rëndë. Madje në fund protestuesit zgjodhën të bëjnë edhe selfie me policinë.