Berisha, Ramës: Lexo mirë flakën e bunkerit, kryeministri: Bëre veteranë dhe Hoxhën e Çelën
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit lidhur me dekorimet e fundit nga qeveria shqiptare. Ata kërkojnë ngritjen e një grupi pune dhe hartimin e një rezolute që të anulojë dekorimet. Kryetari i Parlamentit u shpreh dakord dhe kërkoi të shtyhet debati dhe të nisin diskutimet për pr/buxhetin.Në replikë kryeministri Rama duke renditur ato që ai i quajti akuza dhe shpifje të ish-kryeministrit ndër vite tha: "Kënga e Berishës nuk ndryshon prej 25 vitesh, vetëm personazhet e këngës ndryshojnë".Replikon Berisha: Lexo mirë flakën e bunkerit.Edi Rama: Kërkuam falje për një gjë që nuk e bëmë ne. Torturuesin e Patër Zef Pllumbit nuk e futëm ne në listë por Sali Berisha. Edhe Arianit Çelën dhe Nexhmije Hoxhën, që kanë gëzuar pension të veçantë. Kjo është e vërteta e hidhur. Nuk e di pse u desht të plakej ky njeri që të na zbulonte këta nejrëz që nuk e kanë merituar asnjëherë nderimin. E njëjta këngë që këndohet nga e njëjta gojë dhe i mban ison i njëjti dekor. Vaj medet për ju"Replika me Abazin, i kujton pengmarrjet. Ramën e quan provokator
Ndërhyn nga vendi deputeti Sadri Abazi.Berisha: Ti flet shpesh nga vendi por të jesh i bindur që unë kam një vetëpërmbajtje. Por mund të them ca gjëra ty që Shqipëria... jo po ma bërë borxh kaq shumë dhe mund t’ia them atij se i di historitë e pengjeve ti. I di mirë ti ato. Prandaj mbylle gojën dhe rri aty se ti vjen këtu për të mbrojtur krimet e tua, krimet tua, pasuritë e krimit. Ti je këtu për pasuritë e krimit por ne jemi këtu për të denoncuar krimin. Gjithë kjo bëhet për legjitimimin që ju i bëni krimit të diktaturës komuniste. Çuat në Gjykatën Kushtetuese ligjin që largonte nga funksionet publike të gjithë xhelatët e diktaturës komuniste. E rrëzuat në konflikt interesi. Qëndrimet tona janë diametralisht të kundërta. Këtu tek ju dhe këtu ka prej tyre që në dhjetor ishin në anën tonë, ishin kundër.Nuk mund ta mohoj kurrë. Dhe çfarë ju lidh ju atëherë me xhelatët, ju lidh Edi Rama. Ai është i lidhur pazgjidhshmërisht. E keni konstatuar ju se revolta mbarëpopullore që përpiqet ta shpërndajë tek ju, revolta është për të, urrejtja është për të. I dridhet zëri, i dridhet shpirti, i dridhen leqet e këmbës dhe ka tre ditë që ditë e natë pa ndërprerë nuk shqipton gjë tjetër veçse PS, Sali, Basha e me radhë.Për ta mbyllur këtë problem urdhëroni të miratojmë rezolutën, të bëjmë hapin e dytë lustracionin, të dënojmë çdo përpjekje për të rikthyer simbolet e të shkuarës së zezë. Lexoji mirë flakët e bunkerit Edi Rama. Flakët e bunkerit janë flakë për ty, flakë urrjetje ndaj akteve tua, flakë urrejtje të atyre që për 17 vjet me radhë jetuan mjerimin më të tmerrshëm sepse 35% e buxhetit futej në bunker, të atyre që jetuan në bunkerët, burgjet e komunizmit.Nuk kalon këtu. Njerëzit nuk duan të vënë zjarre, ishte flakë urrjetje ndaj teje. Provokator, provokator, provokator, provokator.Berisha: Rama hoqi klauzolën që ndalonte dekorimin e kriminelëve të genocidit Berisha: Këtu duhet të ishte njeriu që dekoroi xhelatët, sepse vinte vetë direkt si pasardhës ditrekt i xhelatëve, i Spiro Kolekës që çoi një varr një nga një qindra intelektualë shqiptarë që u shkolluan në perëndim, si xhelat i tmerrshëm i diktaturës komuniste,dajos së këtij që ju drejton ju sot që në vitin ’90 për një pjesë që ishim në atë kohë në “Qytet Studenti” do të ishte i vetmi sipas protokollit të plenumit të komitetit qëndror që kërkonte tu futen tanket stydentëve.Të vijë këtu Edvin Kristaq Rama sepse i ati i tij ka firmosur në gusht të vitit ’88 varjen në litar në sheshin e Kukësit të poetit Havzi Nela vetëm për vargjet. Se shprehu besim se era e KSBE, OSBE-ja e sotme do fryjë dhe tek ne, do na mbrojë dhe të drejtat tona. Të vijë këtu njeriu që kryetar bashkie për të nderuar kujtimin e Ndre Korinos emërtoi rrugë xhelatit të vërtetë të veriut të Shqipërisë, njeriut që pushkatoi pa gjyq me qindra qytetarë shqiptarë, të vijë këtu dhe të mos fshihet pas të tjerëve. Të vijë këtu njeriu i cili sapo u bë Kryeministër, ndonëse PS kishte qenë 8 vjet në pushtet dhe nuk kishte ndodhur, sa u bë Kryeministër kremtoi 70-vjetorin e çlirimit me portretin e Enver Hoxhës dhe me fb e tij i shpërndau në gjithë botën.Ju doni të fshiheni.Lexoje ligjin këtu, ligji i ’94 ndalon dhënien e statusit kriminelëve të luftës së klasave, të genocidit komunist, lexojeni mirë nenin 6. Të vijë këtu!Erdhi! Të qëndrojë këtu të mos ikë, të mos fshihet pas Mimit. Njeriu që iu kundërvu me të gjitha mënyrat largimit nga funksionet publike të xhelatëve të genocidit komunist. Njeriu që autor dhe nistar kryesor i amendimit të ligjit nga PS në ’99 apo 2000 në të cilin hoqi klauzolën që ndalonte dekorimin e kriminelëve të genocidit dhe luftës së klasave. Të vijë këtu, se ai është personifikimi, që çoi në gjykatën Kushtetuese ligjin e dytë që bëmë ne si shumicë në 2008 për përjashtimin nga funksionet publike të xhelatëve.Berisha-Ramës: Mendjerrët, dhe çfarë nuk ke të zezë e merr nga Koço kusariBerisha: Atyre që thua ti atë vit dhe një vit më pas u dhashë atë që meritonin. Kur të shoh unë ty që më citon mua duke tu dridhur zëri të them që nga njëra anë më bëhet zemra mal se ti tregon se je një derivat hiç. Unë jam një ish-kryeministër, nuk jam më as Kryeministër, jam një deputet si gjithë ju të tjeretë këtu dhe vetëm ty të ka mbetur mendja se unë jam gjithçka, se jam kryeministër.Qytetarët i lexojnë vetë fjalimet e mia po të duan. Por unë ndërtoj mbi projekte jo mbi fjalime. Ti e ndërton me mashtrime për Shqipëriënë dhe lexon fjalime e mia. Të bësh një ndjesë publike se amendove ligjin. I duhet të fshihet. Ky nuk ka pendesën, ka kompleksin e turpit. Nuk ke asgjë të përbashkët me një njeri të qytetëruar. Edhe vetë i ke mendimet e zeza dhe çfarë nuk ke e merr nga Koço Kusari. Të këshilloj lexoje mirë flakën e bunkerit.Berisha-Topalli kërkojnë rezolutë: T'u hiqen dekoratat gjaksorëve e xhelatëvePartia Demokratike përmes deputetëve Berisha dhe Topalli i kërkuan Kuvendit të ndërhyjë për tu hequr dekoratat persekutorëve të komunizmit.Topalli: Dëmin më të madh që i kanë bërë Shqipërisë, familjeve, njerëzve dhe jo vetëm në Shkodër. Ndaj Zoti. Kryetar i Kuvendit unë mendoj se ne nuk mund të ecim këtu në seancë plenare sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ne kemi një ndërgjegje qytetare, njerëzore, jemi në jubileun e 25 vjetorit që duhet të kishte minimalisht një refleksion. Dhe të marrim vesh për dekorata me mirënjohje për veprimtarinë e tyre është pak tepër zoti.Kryetar. Ndaj kërkoj që edhe ju dhe gjithë Kuvendi të kërkojnë tërheqjen mbrapsht të dekoratave që Kryeministri u ka dhënë persekutorëve.Berisha shkoi dhe më tej kur kërkoi hartimin e një resolute për t’iu imponuar ekzekutivit lidhur me këtë çështje.Berisha: Është në nderin e parlamentit të miratojë një rezolutë ku ti imponojë ekzekutivit tërheqjen e menjëhershme të dekoratave për gjaksorët, xhelatët e kalvarit komunist. Ndaj dhe mendoj të krijohet një grup, të hartojë rezolutën shpejt, konçize ku të imponohet me vullnetin e hekurt të parlamentit heqja e menjëhershme e dekoratave të të gjithë atyre që kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe genocide ndaj popullit shqiptar.Rinis senaca pas pushimit 5 minutëshPas pushimit 5 minutësh të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Paloka, Ministrja e Mbrojtjes dha shpjegime mbi çështjen e dekorimit.Kodheli: Propozim për ndryshimin e VKM dhe ligjit të vitit ’94Kodheli: Ne zoti. Paloka, zoti.kryetar i kuvendit kemi filluar punën dhe kemi çuar në Kryeministri propozimin për ndryshimin e VKM dhe ligjit të vitit ’94 me qëllim pastrimin e listave nga kjo kategotri, e cila ka gëzuar të gjitha.. Besoj se mjafton për të sqaruar dhe dhënë përgjigje.Ovacione nga opozita, deputetët ngrihen në këmbë dhe replikojnë me Ministren.Meta: Hartojeni rezolutën dhe paraqiteni të hënënMeta: Zoti. Berisha të mos harrojmë se kemi seancë shumë të rëndësishme, do të votojmë amandamentet në Kushtetutë dhe ligjin për dekriminalizimin, të vazhdojmë seancën dhe këtë projektrezolutë hartojeni në bashkëpunim me grupet e tjera parlamentare ose ju si opozitë dhe ta paraqisni në seancat e tjera, ditën e hënë dhe Kuvendi mund të shprehet.Në seancën e 17 dhjetorit 2015 pati dhe keto zhvillime:Kuvendi i thotë Po dekriminalizimit, Mazhoranca e Opozita bashkojnë votat -Miratohet buxheti 2016, LSI fiton ndaj qeverisë, akciza e birrës nuk ndryshon -Dekoratat e xhelatëve, Berisha, Ramës: Lexo mirë flakën e bunkerit, kryeministri: Bëre veteranë dhe Hoxhën e ÇelënBen Blushi: Qeveria e sotme qeveri teknikeBlushi kritikon PD: Protesta ishte një takim i muratorëve të pavarur, reagon BreguZëvendësoi Mark Frrokun, Betohet Mirela Ferracaku, deputetja më e re e Kuvendit Importi Alpinëve në bregdet, Berisha-Ramës: Nastradin; Kryeministri: Mjegull