Militantët e Shtetit Islamik qëllojnë me raketa bazën ushtarake turke
Militantët e Shtetit Islamik qëlluan me raketa një bazëushtarake në veri të Irakut, në të cilën janë të vendosur trupat turke. Në një deklaratë , forcat turke thanë se u kundërpërgjigjen ndaj ektremistëve, teksa katër ushtarë janë plagosur lehtë kur raketa katjusha zbarkoi në bazën e tyre në veri të mosulit, i njohur si bastion i Shtetit Islamik.Turqia vendosi rreth 150 trupa në zonën Bashiqa në fillim të këtij muaji, me qëllim sipas saj trajnimin e milicisë irakiane për të luftuar kundër Shtetit Islamik. Por qeveria e Irakut thotë se ata nuk janë të mirëpritur, ndaj dhe duhet të largohen. Baza ku po qëndrojnë forcat turke ndodhet në një zonë të kontrolluar nga forcat kurde peshmerga të Irakut, të cilat luftojnë kundër Shtetit Islamik edhe me asistencën e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas këshillit të sigurimit të rajonit të kurdistanit, gjatë luftimeve janë vrarë 70 terroistë. Teksa Shteti Islamik vijon luftën për vedosjen e kalifatit në vend me territore të sekuestruara, vrasje dhe masakra, forcat peshmerga përpiqen të ndalojnë rrugën e tyre, ku muajin e kaluar rimorëen qytetin e e sinxharit duke i prerë rrugën kryesore shtetit islamik për të klauar nga Mosuli dhe Raka. Vendosja turke në Irak ka tensionuar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Bagdadit, e cila u ankua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së javën e kaluar.