Arrestohen dy persona të dyshuar për lidhje me sulmet e Parisit

Policia austriake ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmet që tronditën Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit.Autoritetet njoftuan se bëhet fjalë për dy shtetas francezë, ndonëse për ta informacioni është rezervuar për të respektuar hetimet që vijojnë. Robert Holzleitner, nga zyra e prokurorisë së shtetit, tha se këta dy persona kishin udhëtuar në Siri për të luftuar dhe ishin kthyer së fundmi në kontinentin e vjetër duke përdorur pasaporta të falsikikuara.Ata janë regjistruar fillimisht me këto dokumenta në ishujt grekë, nga ku kanë vijuar më tej rrugën drejt Europës.Autoritetet dyshojnë se të arrestuarit ishin në pritje të urdhërave për të kryer sulme të tjera, ndaj rasti po trajtohet me një kujdes të vecatnë. Mbi ngjarjen u prononcua zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Kristian Pilnacek, i cili tha se ekspertët e luftës kundër-terrorizmit po hetojnë për të zbardhur lidhjet e dy të ndaluarve me organizatat terroriste. E përditshmja Kronen Zeitung, duke cituar burime konfidenciale se personat e arrestuar ndonëse zotërojnë pasaporta franceze, janë me origjinë pakistaneze dhe algjeriane.