Associated Press sulmohet nga hackers-at: Plagoset Obama!

Associated Press ka njoftuar se llogaria e tyre në Twitter është sulmuar nga hackers-at, pas publikimit të një lajmi të rremë në lidhje me shpërthime në Shtëpinë e Bardhë.Llogaria e agjencisë së lajmeve është pezulluar, teksa ajo ka këshilluar që të injorohen të gjitha postimet e bëra deri në një njoftim të dytë.Në mesazhin e rremë lexohej: “Lajmi i fundit: Dy shpërthime në Shtëpinë e Bardhë dhe Barack Obama është plagosur”.Më pas, AP njoftoi se “Llogaria @AP në Twitter është hack-uar. Postimi në lidhje me një sulm në Shtëpinë e Bardhë është i rremë”.Agjencia tha se sulmi erdhi pas përpjekjeve të vazhdueshme të hackers-ave për të vjedhur fjalëkalimet e gazetarëve të AP, duke shtuar se është duke punuar për të korrigjuar problemin.Zëdhënësi Paul Colford tha se shërbimi në rrjet ka çaktivizuar edhe llogari të tjera në Twitter, pas sulmit ndaj AP, dhe se po punon me sajtin për të hetuar mbi këtë thyerje fjalëkalimi.