Gjenerali izraelit: Assad po përdor armë kimike
Presidenti sirian Bashar al-Assad po përdor armë kimike kundër forcave kryengritëse, tha sot një zyrtar i lartë ushtarak izraelit.Gjenerali izraelit Itai Brun që drejton divizionin e inteligjencës në kërkimet dhe analizat ushtarake, tha gjatë një konference në Tel Aviv, se këto konstatime janë gjetur gjatë analizave të simptomave të viktimave nga luftimet në Siri.“Shkuma që del nga goja e fëmijëve, dhe shenjat e tjera dëshmojnë përdorimin e armëve kimike në luftime. Çfarë armë kimike do pyesni ju? Unë ju them se sipas të gjitha gjasave sarinë”, nënvizoi ai.Ky helm është zhvilluar në Gjermani në vitin 1938, dhe është përdorur si pesticid.Sarina është substancë kimike pa ngjyrë dhe pa erë. Në doza të mëdha, ajo paralizon muskujt e mushkërive, dhe bën që viktimat të mbyten, pasi mushkëritë iu mbushen me mukozë dhe pështymë.