Aksident në Divjakë, makina përplas motorin, vdes drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2015, 15:55
Një aksident me pasojë vdekjen e një 59 vjecari është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes, 11 dhjetor në rrugën e Divjakës.Mjeti tip Benz ka përplasur një motor, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.Viktima, Yzeir Sina, ka qene me motor ne rrugen kryesore te divjakes, duke shkuar per peshkim . policia e Lushnjes ka shoqëruar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Arqile Prifti./Oranews.tv/