Identifikohet terroristi i tretë që hodhi veten në erë në Bataclan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2015, 08:59
Policia franceze ka identifikuar terroristin e tretë i cili hodhi veten në erë gjatë sulmit në teatrin e Koncerteve Bataclan.Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për 23 vjecarin Fouad Mohamed-Aggad, i cili vinte jetonte në Strasburg. Ai kishte udhëtuar në vitin 2013 në Siri dhe mendohet se është kthyer në Europë për të ekzekutuar sulmin e dirigjuar nga Abdelhamid Abaoud.Në Bataclan humbën jetën 90 persona, nga 129 viktima në total. Dy personat e tjerë që qëlluan në këtë teatër ishin Omar Islail Mostefai 29 vjec dhe Sami Amimour, 28 vjec.