Femra "molla e sherrit", dy shqiptarë në pranga për tentativë për vrasje
Një shqiptar 27-vjecar është arrestuar në Itali me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj ish të fejuarës së tij 20 vjecare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Melzo në provincën e Milanos.Shqiptari e ka pritur ish të dashurën e tij jashtë një bari ku ajo punonte a pas një grindjeje të dhunshme e ka goditur disa herë me thikë. 20 vjecarja shqiptare gjëndet e shtruar në spitalin San Raffaele në qytetin e Milanos në gjëndje mjaft të rëndë shëndetësore.Motivi i kësaj ngjarjeje ka qënë xhelozia e mospranimi nga ana e 27 vjecarit për t'i dhënë fund të lidhjes. Shtetasi shqiptar është i njohur nga forcat e rendit si një person me precedent penal e që jeton në mënyrë klandestine në Itali.Ndërkohë, një tjetër shqiptar 34-vjecar është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Ternit në Peruxhia me akuzën e tentativës për vrasje të një shqiptari 21 vjecar. Ngjarja ka ndodhur në komunën Borgo Bovio për motive xhelozie në lidhje me një vajzë. Grindja mes dy personave ka nisur në ambientet e një bari të njohur të zonës e duke vazhduar më pas në rrugë.Shqiptari 21 vjecarë është goditur nga bashkëatdhetari i tij me thikë në gjoks pas një dueli trup më trup.Kanë qënë kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit për t'i ardhur në ndihmë shqiptarit të plagosur rëndë. Aktualisht ai gjëndet i shtruar në spitalin e qytetit të Ternit e është në rrezik për jetën. Hetimet e para të policisë italiane pohojnë se shkaku i nxitjes së konfliktit kanë qënë komentet isnsituese të 21 vjecarit në drejtim të një vajze që ndodhej në bar.


