Topollaj-Veliajt: Sot dogjëm bunkerin, nesër zemërata e popullit tek ty dhe mentorët e tu
Përfaqësuesi i djathtë në këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar pas gjobës së kryebashkiakut Veliaj ndaj Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara nga protestuesit.Në një postim në fb, Topallaj paralajmëron Veliaj se pas djegies së bunkerit, nëse nuk ka reflektim flaka e zemërates popullore do të arrijë te ngritësit e simboleve të diktaturës.Topollaj: “Erjon Veliaj na paska vënë gjobë ne të PD për djegien e bunkerit të rilindjes së komunizmit.Eri, protestën e sotme që dogji simbolin e komunizmit kuptoje si paralajmërim të qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Pas djegies së simboleve, nëqoftëse nuk ka reflektim, flaka e zemërates popullore do të arrije te ngritësit e simboleve, te ty dhe tek mentorët e tu që po doni të na riktheni totalitarizmin në çdo aspekt të jetës, 25 vite pas rrëzimit të atij sistemi mizor”.Bashkia e Tiranës gjobiti sot 163 milionë lekë PD, për dëmet e shkaktuara në qytet dhe institucione gjatë protestës së sotme.