Opozita djeg bunkerin, protestuesit gurë Ministrive, policia nuk ndërhyn
“Qytetarë protestues, të gjithë sëbashku le të marshojmë drejt Ministrisë së Brendshme të shkulim bunkerin e Edi Ramës që e ka ndërtuar në kujtim të Enver Hoxhës”.Kaq ka mjaftuar që protestuesit e opozitës ti drejtohen Ministrisë së Brendshme për të shkatërruar bunkerin.Forcat speciale pasi rrethuan zonën, e lanë atë sërish të lirë dhe terrenin krejtësisht nën pushtetin e protestuesve dhe nuk ndërhynë asnjë moment duke i lënë të lirë ata të përmbushin qëllimin e tyre, shkatërrimin e bunkerit që është ndërtuar nga qeveria si një simbol që kujton diktaurën.Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe ish-kreyeministri Sali Berisha,iu bashkuan protestuesve dhe ndoqën nga afër gjithë shfryrjen e protestuesve mbi betonin e bunkerit, të cilit i vunë flakën dhe e goditën me mjete të forta.Forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast, por janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brendshme, godinë kjo në rikonstruksion.Protestuesit dëmtuan me gurë dhe xhamat e dritareve të Ministrisë së Transportit dhe asaj tëPasi qëndruan për më shumë se 1 orë, drejtuesit e PD-së dhanë udhëzimet e fundit dhe protestuesit u shpërndanë nën mbikqyrjen e drejtuesve demokratë.Protestuesit u zhvendosën më pas në rrugën e selisë së vjetër demokratike, për të mbërritur në selinë e tyre të re dhe për të deklaruar aty mitingun e fitores.Basha: Ju jeni heronjtë e rinj të dhjetorit të dytë për lirinë dhe demokracinë.Pas largimit të protestuesve, 3 prokurorë të Tiranës kanë nisur kryerjen e veprimet hetimore për të dalë më pas me konkluzione.Ndërkohë burime nga Prokuroria konfirmojnë për Ora News se janë marrë në pyetje personat që mund të jenë në dijeni.





