Rusi, arrestohen 3 policë, akuzohen për vrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 08:07
Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë ka njoftuar për arrestimin e tre zyrtarëve të policisë ruse, nën dyshimet për vrasjen e një qytetari nga Azerbajxhani. Ministria njoftoi se tre zyrtarët e policisë vijnë nga rajoni Khoroshevo-Menvniki. Sipas njoftimit të institucioneve, personi i katërt, që përshkruhet si një i “afërm i papunësuar” i policëve, gjithashtu është arrestuar lidhur me këtë rast.