Berlin, takim mbi ekonominë globale

Kancelarja gjermane Angela Merkel priti drejtuesit e organeve financiare botërore të martën në Berlin për të diskutuar mbi mënyrat për ringjalljen e ekonomisë në botën perëndimore.Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e përshkroi rritjen ekonomike në vitet e fundit si "të vakët" dhe rimëkëmbjen nga kriza financiare si "të mundimshme." Ajo kërkoi nga ekonomitë kryesore të botës për të vazhduar konsolidimin.Kancelarja Merkel tha se perspektiva ekonomike nuk është aq e mirë sa shpresohej dhe se problemi evropian i borxhit është diskutuar në terma të përgjithshme, pa u përqëndruar tek Greqia.Takimi u ndoq edhe nga përfaqësues të Organizatës Botërore të Tregtisë, Bankës Botërore dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).