Franca kërkon masa të ashpra për Eurozonën

Franca kërkon rregulla më të ashpra  për vendet e eurozonës.  Presidenti francez Fransua  Hollande  tha se kjo është e vetmja  rrugë për të shmangur krizën  financiare dhe rritjen e ulët."Nëse zgjidhjen e krizës e presim nga  tregjet, atëherë ajo  nuk do të ketë fund. Kam frikë se kriza mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ne kemi nevojë për mekanizma, për rregulla, kemi nevojë për veprim",tha Hollande   pas një takimi me krerët e organizatave ndërkombëtare të  Fondin Monetar Ndërkombëtar, Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.Sipas presidentit francez  mes institucioneve ndërkombëtare ka  ngërçe  sa  i përket rregullave më të ashpra e më të  forta brenda unionit, të cilat kanë munguar për një kohë të gjatë.Liderët europianë kanë propozuar ndërtimin e një  Unioni bankar  dhe që pritet ta bëjë Eurozonën një tërësi kolektive përgjegjës për ndonjë humbje që lidhen  borxhet bankare në të ardhmen.