Siri, televizioni shtetëror raporton vdekjen e gjeneralit të forcave ajrore
Televizioni shtetëror i Sirisë raporton se është vrarë gjenerali i forcave ajrore, Abdullah Mahmud al-Khalidi. Sic bën të ditur ky television, al-Khalidi është vrarë sot në një lagje periferike të Damaskut nga grupe terroriste të armatosura, në distriktin al-Din.Dita e sotme gjithashtu është karakterizuar me përplasje ndërmjet forcave rebele dhe trupave të përkrahura nga luftëtarët palestinezë, në një kamp refugjatësh në afërsi të Damaskut.Ndërkohë i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka mbërritur sot në Kinë, për të kërkuar mbështetje për përpjekjet e tij për ta ndalur dhunën në Siri.Brahimi ka shkuar në Pekin nga Moska, ku mbajti takime me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.Pas takimit të djeshëm me Lavrov, ai tha se kriza në Siri është duke u përkeqësuar.